
Në prag të takimit të kryeministrit Edi Rama, me emigrantët shqiptarë në Itali, diaspora që jeton në Milano ka protestuar ditën e sotme para godinës së Ambasadës Shqiptare.
Rama pas Athinës do të vijojë turin e tij të takimeve me diasporën më 26 maj në Milano. Tubimi i emigrantëve shqiptarë në Milano me moton “Dua të votoj në 2025”, nisi në orën 11:00 dhe vijoi për më shumë se 60 minuta.
Kjo ishte protesta e katërt e diasporës shqiptare që pas shkeljes së afateve për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i la në dorë Kuvendit një vit më parë plotësimin e boshllëkut ligjor që pengon votimin e emigrantëve për zgjedhjet në Shqipëri.
Të ngjashme janë mbajtur edhe në Mynih, Vjenë dhe Stutgard, ndërsa sipas Arbër Lleshit kjo formë organike e protestës do të vijojë edhe në Londër, Hagë dhe Uashington.
Lini një Përgjigje