Aktualitet22 Tetor 2023, 21:09

“Sulme politike”, avokati i Berishës tregon arsyen përse policia shkoi në selinë blu pas konferencës

Shkruar nga Pamfleti

“Sulme politike”, avokati i Berishës tregon arsyen përse

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj deklaroi se masa e sigurisë e marrë ndaj sh-kryeministrit është një sulm politik.

Në një intervistë për emisionin “Review” në ‘Euronews’, ai tha se mbrëmjen e së shtunës, në shkelje të ligjit forcat e policisë shkuan në selinë e Partisë Demokratike veprim i cili sipas tij ishte për të treguar “forcën”. Sipas tij nuk kishte asnjë arsye sepse ata duhet të shkonin në seli, duke qenë se masa ndaj Berishës është detyrim paraqitje dhe jo “arrest me burg”.

Pasaporta nuk i është marrë, sepse zoti Berisha është informuar në lidhje me këtë procedurë. Një ish-president, ish-kryeministër, deputet i kuvendit,  SPAK-u i cakton masë sigurimi duke ju shmangur të gjitha procedurave parlamentare. Unë si avokat rekomandoj zgjidhjen ligjore. Ju duhet të dini një gjë, zoti Berisha ka disa cilësi brenda vetes dhe ai do të marrë një vendim të tijin në lidhje me ecurinë e çështjes dhe përfaqësimin e saj.

Refuzimi dje ka qenë pjesë e protestës civile dhe morale që ai ka bërë ndaj një vendimi të tillë që nuk është vendim sipas ligjit, por një atentat. Vajtën ata të policisë dje në orën 11 të natës. Duhet të dini se një kontroll banese i një delikuenti, procedura nuk të lejon pas orës 8 të darkës deri në 7 të mëngjesit.

Kjo është frymë ligji që duhet të zbatohet. Kjo nuk është masë arresti që ti ke informacion që ai do iki. Kjo e gjitha u bë pas konferencës për shtyp të Berishës për të treguar forcën. Janë skenarë që Shqipëria i ka me bollëk”, tha avokati.

 

berisha avokati