Aktualitet22 Tetor 2023, 20:08

Klodiana Lala: Kush është zv.ministri i Ramës që ka përfituar nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv Partizani?

Shkruar nga Pamfleti
Klodiana Lala: Kush është zv.ministri i Ramës që ka
Klodiana Lala


Privatizimi i ish-kompleksit sportiv Partizani ka çuar prapa hekurave dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.

Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur dyshimet se po ashtu një zv.ministër i kryeministrit Edi Rama është i përfshirë në privatizimin e këtij ish-kompleksi.

“Kush eshte zv.ministri i Ramës që ka perfituar nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv Partizani?”, shkruan Lala në rrjetet sociale.

Ndaj Malltezit rëndon akuza për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën.

Gjithashtu, ai dyshohet se në bashkëpunim me ndërtuesin ka konsumuar veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SPAK pretendon se Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani" dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi.

Në tokën e ish-kompleksit "Partizani", Malltezi, në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., ka kryer ndërtime dhe përfitimet llogariten në shumën 672 miliardë lekë ose 5 milionë euro.

Klodiana Lala: Kush është zv.ministri i Ramës që ka

klodiana lala privatizimi i ish-kompleksit sportiv partizani