TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Korrik 2025, 22:18

Eksperti i sgurisë nxjerr detajet: Si zbuluam celulën e xhidadit islamik egjiptian në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

Eksperti i sgurisë nxjerr detajet: Si zbuluam celulën e xhidadit

Xhavit Shala, ekspert sigurie, tregoi në emisionin Now në Euronews Albania si funksiononte bashkëpunimi i agjenturës së vendit me shërbimin sekret amerikan në neutralizimin e terroristëve islamikë.

Ai solli rastin e një terroristi egjiptian që u vra në Tiranë nga shërbimet sekrete amerikane pasi nuk kishte pranuar të bashkëpunonte për t’u dorëzuar, i cili fillimisht ishte përgjuar dhe ndjekur nga shërbimet vendase.

Në atë kohë unë isha drejtori i shërbimit në Elbasan dhe me rrjetin tonë morën informacion që njëri nga këta stërviste fëmijët, ishte imam xhamie, i bënte përgatitje ushtarake dhe i nxiste, kishin shkruar disa parulla, kishin prishur disa kryqe dhe ne si shërbim i identifikuam dhe u morëm me këta dhe në bazë të kodit shqiptar për nxitje të urrejtjes fetare u morëm me këta dhe informacion ishin dërguar në qendër.

Erdhën një ekip i madh i shërbimit amerikan dhe zbarkuan në Elbasan dhe kur ja vumë dosjet përpara u habitën dhe na thanë ku e dini ju.  Ai ishte me tre emra dhe kur i treguam foto dhe bëmë një foto të momentit për ta konfirmuar dhe doli që aty ishte strehuar xhihadi islamik egjiptian që ishte lidhje e Bin Laden dhe një nga komitetet më të fuqishme të kësaj organizate e kishte ngritur në Shqipëri”, tha Shala.

 

Lini një Përgjigje