Kosova16 Qershor 2023, 15:35

Tensionet në Veri, Escobar: Për 3 policët e ndaluar po presim hetimet, Kurti të heqë bllokadën në kufi

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, Escobar: Për 3 policët e ndaluar po presim

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar lirimin e 3 efektivëve kosovarë të rrëmbyer nga serbët.

Ai tha se SHBA nuk ka ende një qëndrim zyrtar mbi këtë ngjarje, pasi po pret hetimet.  “Ne nuk po bëjmë një deklaratë të plotë derisa të kemi të gjitha faktet, megjithëse për momentin ka dy skenarë të mundshëm. Njëra është se ose janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës dhe janë dërguar në Serbi, ose kanë kaluar pa dashje kufirin dhe janë gjetur brenda territorit serb. Në të dyja rastet, është shumë e qartë se këta policë nuk kanë pasur qëllim të hyjnë në Serbi dhe ata duhet të lirohen”, tha zoti Escobar gjatë konferencës telefonike me gazetarë.

Ai e ka ritheksuar se kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, duhet të punojnë në zona alternative, Polica e Kosovës të tërhiqet nga ndërtesat komunale, që protestuesit të largohen nga rruga dhe përgjegjësit e dhunës së 29 majit ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, duhet të mbahen përgjegjës para autoriteteve.

Escobar ka thënë se ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi nuk e kanë përmendur kurrë fjalën sanksion, por pasoja.

"Ata që duan të jenë partnerë me ne, duhet të punojnë afër me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, në pikat në të cilat jemi duke insistuar. Një lider nuk mund të ketë në dorë drejtimin e gjithë rajonit. Prandaj, ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja”, tha ai.

Ai ka thënë se të dyja palët kanë rol në uljen e tensioneve.

Escobar ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të heqë ndalesën ndaj mallrave serbe në kufi. “Besojn se diçka e tillë jo vetëm që është joevropiane, po as nuk ekziston bazë ligjore. Ne e mbështesin këtë qëndrim dhe besojmë se është përshkallëzim i panevojshëm i një situate veçse të tensionuar”, tha ai.

 

escoba kurti kosova