TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2025, 22:09

Sulmet e Ramës ndaj prokurores në Shkodër, Beci: Arrogancë dhe presion, pse nuk u ankimua vendimi?

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Ramës ndaj prokurores në Shkodër, Beci: Arrogancë

Eugen Beci, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, i konsideron sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurores së Shkodrës, si arrogancë dhe presion të një pushteti ndaj pushtetit tjetër.

I ftuar në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv, Beci tha se nuk mundet kurrë sesi të anatemosh një prokurori, pa u ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit, teksa iu referua vendimit të Prokurorisë së Shkodrës për mosfillimin e hetimeve për kontejnerët në Theth.

Sipas Becit, vërejtjet ndaj pushtetit tjetër duhet të bëhen sipas kornizave kushtetuese e ligjore, e jo duke urdhëruar një ministri që nuk ka lidhje me çështjen.

“Në rast se prokurori merr një vendim për mosfillim për shkak të një kallëzimi nga Policia, nuk ka nevojë video e benzit për një veprim procedural’, u shpreh ndër të tjera Beci.

Ai tha se “janë disa elementë të Kodit të Procedurës Penale që ruajnë pavarësinë dhe presionet që vijnë nga videot e benzave”.

“Pasiguria juridike ka shtrirë rrënjët jo vetëm në popull por edhe në institucionet shtetërore e kushtetuese. Qeveria me kryeministrin në krye ndërhyn në një institucion tjetër që është i pavarur, është i larguar nga pushteti ekzekutiv. Të shqyrtojmë se si qeveria të ndërhyjë në mënyrë brutale në punën e prokurorisë, mirë apo keq. Elementi I pavarësisë së institucioneve. Vërejtjen ndaj pushtetit tjetër duhet të bëhen sipas kornizave kushtetuese. Dhe vërejtjet nga pushteti tjetër nuk bëhen duke urdhëruar Ministrin e Drejtësisë…

Gabimisht duke urdhëruar ministrin e  Drejtësisë të hetojë, por janë institucionet e tjera që gjykojnë. Por edhe edhe vendimin e gjykimit, kjo është arrogancë e pushtetit ndaj pushtetit tjetër.

Në rast se prokurori merr një vendim mosfillim për shkak të një kallëzimi nga policia s’ka nevojë video e benzit por për një veprim procedural.

Dil e  thuaj Policisë së Shtetit, që veprimin e prokurores, merre e ankimojë në gjykatë. Prish vendimin përfundimtar e pastaj shko te ILD. Të gjithë këto elemente të Kodit të Procedurës Penale, janë të ruajnë pavarësinë dhe të ruajnë presionet që vijnë nga presionet e benzave.

Prokuroria e Shkodrës të nisë verifikime se kush ka bërë ndërtime pa leje. Ka në dorë t’i tregojë sipas ligjit e logjikës ligjore, në këtë konfliktin e palogjikshëm se si ka ardhur ai fshat që është ndërtuar me veprime apo mosveprime. Nëse prokuroria gjen që në bazë të të ligjit të territorit nuk përbëjnë shkelje, atëherë rregullo ligjin.

Krijon një relativizim të organit të prokurorisë, është që në emër të shtetit ngre akuzën penale, mbron liritë, dënon kriminelët. Të relativizosh prokurorinë, siç i bërtet inspektorit të IKMT s’është e njëjta gjë. Ke gjithë mekanizmin ta ankimosh vendimin e prokurorisë. Shkon deri te patronazhistët presioni.

Jo vetëm SPAK por edhe prokuroria, s’mundet që një organ tjetër të bëjë padi. Për dosjen e incineratorëve, do të duhet të bashkohej për të pasur hetim të plotë, duhej t’i shkojë deri në fund. Është një formulë që duhej bërë patjetër. Fieri, Tirana, Elbasani gërshetohen me njëra- tjetrën.

Edhe SPAK e di, por janë disa ekuilibra të cilat mund të dëmtojnë hetimin”, tha Beci.

Lini një Përgjigje