Aktualitet24 Maj 2024, 22:09

Çfarë ndikimi ka politika te SPAK?

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë ndikimi ka politika te SPAK?

Për të kuptuar marrëdhënien e politikës dhe SPAK, qytetarët janë pyetur për mbështetjen që mazhoranca dhe opozita ka për punën e SPAK. Pyetjes nëse “Qeveria mbështet SPAK në punën e tij?” (58.9%) e të intervistuarve i janë përgjigjur pozitivisht.

Ndërkohë që (31.7%) e tyre i janë përgjigjur negativisht dhe 9.4% i janë përgjigjur nuk e di. Lidhur me pyetjen mbi opozitën, “Opozita mbështet SPAK në punën e tij?” (26.5%) e të intervistuarve i janë përgjigur pozitivisht. Ndërkohë që (60.8%) e tyre i është përgjigjur negativisht dhe 12.8% i janë përgjigjur nuk e di.

Të dyja këto pyetje janë realizuar dhe tre muaj më parë nga Barometri-Euronews Albania ku duket se perceptimi për mbështetjen nga qeveria për punën e SPAK ka një rënie prej 8.3%, ndërkohë që perceptimi i kundërt sipas të cilit qeveria nuk e mbështet punën e SPAK ka një rritje prej 5.1%.

Perceptimi në tre muaj për mbështetjen e opozitës për punën e SPAK ka një rritje prej 2.2%, ndërkohë që opinion i kundërt sipas të cilit opozita nuk e mbështet punën e SPAK ka një rënie prej 5.4%.

Barometri Euronews Albania i ka pyetur qytetarët edhe lidhur me dakordësinë e tyre për pyetjen “A ka në dorë qeveria të pengojë punën e SPAK?”. Pjesa më e madhe e qytetarëve, (44.9%) e tyre janë përgjigjur në mënyrë konfirmuese se qeveria ka në dorë të pengojë punën e SPAK, ndërkohë (40.5%) e qytetarëve nuk mendojnë se qeveria mund të pengojë SPAK dhe 14.6% shprehen nuk e di.

Çfarë ndikimi ka politika te SPAK?