
Pasditen e sotme, presidenti i SHBA, Donald Trump do takohet në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Takimi në fokus të tij do të ketë edhe vijimësinë e luftës në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hamasit.
Lidhur me këtë ish-ambasadori shqiptar në OKB, Roland Bimo, tha se është një takim që pritet më shumë interes për të parë se çfarë do të diskutohet mes Trump dhe Netanyahut.
“Pritet me interes ky takim sot, Trump ka thënë që nuk duhet që të lejojë aneksimin perëndimor dhe në të njëjtën kohë Netanyahiu deklaronte të kundërtën në një konferencë. Ka shumë plane për Palestinën, janë për t’u përshëndetuar të gjithë si plane, por mungon gjëja kryesore që të përmendet gjenocidi, sepse gjëja kryesore për Gazën është të ndalojë luftën dhe spastrimin etnik”, tha ai për mediat.
Por sipas ish-ambasadorit, ky takim nuk pritet që të sjell diçka konkrete.
"Është një show që nuk sjell asnjë gjë konkrete që i shërben bazës së vet politike. Ka një rritje të pakënaqësisë me atë që po ndodh në Gaza. Edhe në rastin e Trump në SHBA gjithmonë e shumë njerëz vënë në dyshim pse Amerika duhet që të përkrah një shtet që nuk punon gjithmonë në shërbim të Amerikës. Në përgjigjje të rritjes së kësaj pakënaqësie popullore bënë që të bëhen edhe këto takime", tha ai.
Një koment, ai e pati edhe për planin 21-pikësh të SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Gaza.
“Trump nuk është shprehur ndonjëherë në favor të Palestinës. Sa gisht ka Trump në formulimin e këtij plani kjo nuk dihet. Mua më duket sikur nuk është bërë nga ekipi i tij por nga ekipi i Steve Witkoff që janë amatorë në këtë punë”, tha ai.
Lini një Përgjigje