TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Shtator 2025, 07:14

Fundjavë për plazh, mësoni si do të jenë temperaturat ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Fundjavë për plazh, mësoni si do të jenë temperaturat

Vlerat e larta barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim të shfaqen vranësira të lehta si fillim në veri të vendit dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë zonën malore, më të dukshme në skajin verior dhe verilindor të Shqipërisë, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët e shënuar në verilindje të vendit deri në 34°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.

 

Lini një Përgjigje