TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Shtator 2025, 18:04

“Kam rënë 3 herë në koma”, Sajmir Vishaj rrëfen betejën me kancerin: Në Itali arrita thuajse i vdekur, më operuan me robot!

Shkruar nga Pamfleti

“Kam rënë 3 herë në koma”, Sajmir Vishaj

Avokati Sajmir Visha ka rrëfyer betejën më të rëndësishme të jetës së tij, përballjen me kancerin.

Visha pranoi për “Ftesë në 5” se për shkak të neglizhencës ndaj shëndetit, nuk e diagnostikoi sëmundjen në kohë.

Ai tha se ka rënë tre herë në komë, ndërsa kurimi në Itali dhe SHBA ‘e riktheu’ në jetë.

“Ne kemi mentalitetin të mos vizitohemi se mos na del ndonjë gjë. Po ti makinën e çon për ta rregulluar dhe nuk çon veten tënde. Unë isha në gradën e fundit. Pas operacionit, mjekët kishin frikën e dy vatrave tumorale që kishin depërtuar në mushkëri, dhe meqë mëlçia ka pasur probleme, nuk i merrnin përsipër, nuk garantonin jetëgjatësi. Duke hulumtuar, gjetën një spital në Amerikë, që ka prodhuar vaksina kundër kancerit. 80-90% e kancerit m’u largua nga ajo. Një 10% që më ka ngelur, do e bëj në tetor dhe garancia është 100%. Kjo ishte risi mjekësore. Me vaksinën dhe terapinë, më ngritën në këmbë. Bëra fizioterapi dhe sot fluturoj, se katër muaj kam qenë i ngrirë”.-tha avokati.

Avokati tregoi se është rikthyer në Shqipëri pa lejen e mjekëve, me mallin dhe dëshirën e madhe për të takuar miqtë dhe për t’u rikthyer në sallën e gjyqit.

“Jam nisur pa lejen e doktorit, kam ardhur në Shqipëri të takoja miqtë dhe të shkoj dhe njëherë në sallë. Kam nisur gjyqet derisa të më vijë dita për në spital. Kam ardhur të punoj, tani kujdesem me ushqimin, lëvizjet. Nuk jam më ai Saimiri që nervozohesha, kam fituar një qetësi që ia uroj dhe kolegëve, sepse stresi është e keqja më e madhe”.

Visha jep një këshillë për kolegët dhe për të gjithë ndjekësit:

“Nuk kam pasur njeri në fis, kam qenë në një stres të paparë, derisa kam rënë në koma. Nuk dija çfarë ndodhte. Kam qenë tre herë në koma. Aktualisht jam mirë, do të bëhem më mirë derisa të vrapoj. Mos u ngarkoni me stres, ngarkoni veten me dashuri”.

1 Komente

  1. C
    Cekani.

    z S Visha të përgëzoj që u shërove edhe pse ke kaluar tre herë gjëndje koma në Itali dhe Amerik. Ke pasur gjëndje financiare dhe ja dole, po ne pensionistat që pensioni është qesharak Çfar të bëjmë. Ne jemi të destinuar të vdesim!

    Lini një Përgjigje