TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Gusht 2023, 19:15

Futja e partive të reja në ‘ekuacionin’ politik, Spahiu: Disa figura po pëlqehen më shumë se Berisha, Rama dhe Meta

Shkruar nga Pamfleti

Futja e partive të reja në ‘ekuacionin’ politik, Spahiu:

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar situatën politike në vend, deklaroi se në bazë të sondazheve, figurat e reja si, Endri Shabani, Adriatik Lapaj, dhe Arlind Qorri pëlqehen më shumë se Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se pas shtatorit, partitë e reja do të përballen me një luftë me partinë e vjetër opozitare.

“Mendoj se ka një lloj pazari dhe marrëveshje mes Ramës dhe Berishës, janë shumë të interesuar për  të shkatërruar çdo faktor të ri. Teorikisht sot po të pyesësh ndonjë sondazh Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj pëlqehen më shumë se sa Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta. Shabani dhe Lapaj janë më motivues dhe frymëzues sesa Berisha dhe Meta. Këta janë dy të kërcënuarit kryesor. Unë besoj se pas shtatorit partitë e reja si e Arlind Qorrit, Nisma Thurrje, Adriatik Lapaj apo parti të tjera do të përballen me një luftë të paskrupulltë të partisë së vjetër opozitare, pasi lëvizjet e reja do i rrëmbejnë kauzën, imazhin dhe protagonizmit”, tha ai.

spahiu rama berisha meta

Lini një Përgjigje