TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2025, 21:24

Gara për kreun e SPAK, avokati Petraj zbulon kulisat e lobimit ‘underground’ dhe dy emrat favoritë!

Shkruar nga Pamfleti

Gara për kreun e SPAK, avokati Petraj zbulon kulisat e lobimit

Me mandatin e kreut aktual të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, që përfundon në dhjetor, gara për pasardhësin e tij është ndezur. Katër kandidatë nga radhët e Prokurorisë së Posaçme janë në konkurrim për postin kyç të drejtësisë.

Avokati Edmond Petraj, duke folur për emsionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të ‘Pamfletit’, tha se zëvëndësuesi i Dumanit, duhet të ketë një profil të pastër dhe të papërlyer. Ai theksoi se gara po ndikohet si nga amerikanët ashtu nga qeveria

Pjesë nga intervista:

 -Tani, flasim pak për pasardhësin e Altin Dumanit, meqënëse edhe pak ditë i kanë mbetur kreut aktual, i mbaron mandati tani në dhjetor. Është hapur gara, janë katër kandidatë në garë, pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Flitet për lobingje underground për zgjedhjen e pasardhësit. Njëri për shembull mund të mbështetet nga qeveria, njëri i preferuari i amerikanëve, njëri i mbështetur nga vetë kreu aktual i SPAK-ut, e tjerë e tjerë. Ndërkohë nga ana tjetër, procesi nuk po finalizohet edhe ai për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duket sikur është marrë peng, ka kaluar çdo lloj afati. Çfarë po luhet nën dheshëm nga këto dy organet kryesore të drejtësisë, SPAK, BKH? Avokat?

Petraj: Shiko. Pjesa e administratorit trevjeçar të strukturës së posaçme është një rol përfaqësimi dinjitoz e strukturës. Pra, duhet patjetër një personazh dinjitoz, duhet i palakuar në shumë e shumë afera, të cilën te zoti Dumani nuk gjete element në të gjithë këto vite minimalisht që të thoshe që zoti Dumani ka bërë këtë. Po ta shikoni, edhe vetë ndërhyrja atëherë e ambasadës Amerikane që u bë për predispozitën e zotit Dumani, ishte pikërisht një nga këto kushte, që ai ishte person i palakuar, në për t'u vendosur në krye. Por, unë e shikoj që ata kërkojnë një personazh të palakuar dhe mos të jetë i përfolur në pjesën e...

-Kush e kërkon? Kur thua ata?

Petraj: Edhe njëherë. Opinioni sot... Opinioni... Po si e zgjedh opinioni? Shikoni, një sekondë. Opinioni sot kërkon që struktura e posaçme të vazhdojë në rrugën e Altin Dumanit. Por personazhet që janë sot kanë elementë të cilët janë lakuar në media e të tjera e të tjera, më përpara, për arsye të ndryshme, nuk e di, punë mediatike apo nuk dua ta di, apo denoncime apo kallëzime e të tjera. Këtë gjë, është pjesa administrative e institucionit, është, është pastërtia e institucionit. Dhe ata kërkojnë të vendosin dikë që të jetë në nivelin e Altin Dumanit. Tani se kush do t'i plotësojë...

-Kush e ka në dorë njëherë këtë garë? Kush e ka në dorë?

Petraj: Një sekondë. E ka Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ajo vendos.

-Shiko, edhe njëherë... E kisha përtej kësaj. E kanë amerikanët?

Petraj: Shiko, ligjërisht... me underground, mund të jenë amerikanët. Me underground. Me underground mund të jenë edhe pjesa e politikës. Por që, administratori që do zërë këtë pjesë të vendit që do të lëshojë zoti Dumani, është... katër pika ka administratori. E para, njëherësh përfaqëson institucionin, në nivelin administrativ. E dyta, është... kërkohet një integritet i pastër moral i tija, që të përfaqësojë këtë institucion. Pjesa tjetër është të përfaqësojë institucionin në takime të ndryshme me kolegët apo struktura bashkëpunuese në nivelin ndërkombëtar. Dhe të ruajë ekuilibrat e brendshme në marrëdhëniet, në denoncimet apo problematikat që ka institucioni brenda për marrëdhënien e hetimit, pra që të jenë prokurorët në vëmendje që të zbatojnë ligjin. Kaq ka detyrë, sepse në dosje te prokurori ai nuk ndërhyn dot. Se vetë ligji i posaçëm që është bërë sot për këtë funksion, nuk të lejon më të ndërhysh te prokurori.

-Po sipas jush, kush është favorit?

Petraj: Shiko, bazuar në këtë analizë, është pak e vështirë për t'u thënë, por që në këtë moment është zoti Xholi dhe Braho.

Lini një Përgjigje