
Ish-prokurori Ervin Karanxha, dyshon se mbyllja e dosjes së “21 Janarit” është shoqëruar me ofiqe për ata që lanë duart me të.
Sipas tij, pas kësaj ngjarje kanë ndodhur shumë ngjarje që të bëjnë të dyshosh se nuk u hetua qëllimisht dhe ai drejton gishtin te Prokurorja e Përgjithshme e asaj kohe, Ina Rama. I ftuar në “Të Pashoq” ai përmendi vrasjen e Kosta Trebickës. Teksa avokati Edmond Petraj përmendi vdekjen e Olldashit.
Karanxha: Pas “21 Janarit”, kanë ndodhur ngjarje njëra mbas tjetrës, që të ngrenë dyshimin që këtë dosje s'kanë dashur ta zbardhin. Pse? Për shembull, po marr një episod. Lulzim Basha ju jeni në dijeni që u bë kryetar i Partisë Demokratike. Partia Demokratike me ish-kryeprokuroren ka pasur një retorikë shumë të ashpër. Ndërkohë Partia Demokratike kur u bënë zgjedhjet në veting, Ina Ramën e zgjedhin vetë në KPA. Tashi si shkon kjo punë? Pra ka diçka që s'shkon. Sepse o e shan, o nuk e shan. Mos harrojmë kemi dhe ngjarjen e Kosta Trebickës. Kjo prokurore e bëri si aksident. Ndërkohë që ka dyshime të forta që i gjetën dy fshatarë, po të kenë parasysh që thonin që iku makina kollotumba. Po ajo nuk është kollotumba aty, sepse ishte me mjete mbas koke, apo jo?
Petraj: Është edhe vrasja e Sokol Olldashit, që nuk mund të hapet kafka ashtu...
Karanxha: Janë shumë ngjarje. Janë shumë ngjarje që janë mbyllur nga këta. Atëherë unë e quaj shpërblim si pasojë e dështimit të dosjeve. Dhe ne pse e themi? E themi se janë konstatuar nga gjykatat më të larta.
Lini një Përgjigje