Aktualitet29 Shtator 2023, 22:28

Gazetari zbulon detajet si nisi përplasja mes bandave të Laert Haxhiut dhe Aldo Bares

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari zbulon detajet si nisi përplasja mes bandave të Laert Haxhiut

Gazetari Ferdinand Dervishi ka treguar si nisi përplasja mes bandave të Aldo Bares dhe Laert Haxhiut.

Në një intervistë për “Euronews Albania” ai tha se e gjitha nisi kur bandën e Aldo Bares filloi ta sulmonte shteti dhe në këtë kohë ai u godit edhe nga grupet rivale. Ai u shpreh se në këtë grup ishte Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.

“Lushnja është një qytet i vogël që e mori peng Aldo Bare për 3-4 vjet. Ai bëri gabimin e madh që ngriti dorë kundër shtetit dhe shteti e goditi pasi nuk kishte si ta lejonte aq shumë.

Ai u godit, pati edhe të penduar, si Petrit Liçi dhe u vërtetuan shumica e këtyre ngjarjeve dhe u godit kjo strukturë kriminale. Këta u goditën aq fort sa kundërshtarët e panë veten të fuqizuar dhe filluan të merrnin hak për njerëzit e tyre që i kishte vrarë kjo bandë.

U ngrit ky grup ku ishte Bilbili dhe Haxhiu. Filluan ta merrnin edhe këta qytetin peng, se vrasjet e këtyre e kanë terrorizuar qytetin e Lushnjës njëlloj si banda e Aldo Bares”, u shpreh Dervishi.

aldo bare haxhiu banda