TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2025, 10:32

GJKKO çon për gjykim ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë dhe biznesmenin Rrok Gega

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO çon për gjykim ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë
GJKKO çon për gjykim ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes penale ndaj zyrtares së Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, dhe biznesmenit Rrok Gega, të akuzuar nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pasiv.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, me 29 shtator 2025, SPAK depozitoi në gjykatë kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes me nr. 15/2026. Gega akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Islamaj për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të dyja të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal.

Në seancën paraprake të mbajtur më 25 nëntor 2025, trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtarja Irena Gjoka shqyrtoi pretendimet e palëve dhe vendosi pranimin e kërkesës së SPAK. Me vendimin nr. 149, Gjykata përcaktoi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë për dërgimin në gjyq të dosjes në ngarkim të të pandehurve Rrok Gega dhe Zyra Islamaj.

Dërgimin e çështjes për shqyrtim me një trup tjetër gjykues pranë të njëjtës gjykatë.
Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, të përmbledhura në një volum, përveç deklarimeve të personave të pyetur me cilësinë e dëshmitarëve.
Vendimi është i paankimueshëm.

gjkko çon për gjykim ish-kryetaren e komanduar biznesmenin rrok gega

Lini një Përgjigje