TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2025, 18:30

Gjykata e Lartë “shuplakë” politikës për vrasjen e Astrit Kalasë: Sulmet tuaja po dekurajojnë besimin te drejtësia!

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Lartë “shuplakë” politikës për vrasjen

Gjykata e Lartë nënvizon se gjyqtari duhet të ndjehet i mbrojtur dhe i respektuar, jo vetëm përmes kushteve fizike e sigurive institucionale, por edhe në klimën publike që krijohet ndaj figurës së tij.

Pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ka reaguar zyrtarisht trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, duke e cilësuar ngjarjen si një “sinjal alarmi” për sigurinë dhe mbrojtjen e magjistratëve në vend.

Në deklaratën zyrtare, Gjykata e Lartë shpreh “tronditjen dhe dhimbjen e thellë” për humbjen e jetës së kolegut Kalaja dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe trupës gjyqësore.

Kjo ngjarje e rëndë është një sinjal alarmi për gjendjen e sigurisë në të cilën ushtrojnë funksionin gjyqtarët e Republikës dhe për gjendjen shqetësuese të infrastrukturës në të cilën funksionojnë shumë prej gjykatave shqiptare”, thekson deklarata.

Gjykata e Lartë nënvizon se gjyqtari duhet të ndjehet i mbrojtur dhe i respektuar, jo vetëm përmes kushteve fizike e sigurive institucionale, por edhe në klimën publike që krijohet ndaj figurës së tij. “Çdo formë denigrimi apo përbuzjeje ndaj gjyqtarit cenon autoritetin e drejtësisë dhe besimin e qytetarëve në shtetin ligjor”, thuhet më tej.

Në përfundim, Gjykata e Lartë kërkon që garantimi i sigurisë së gjyqtarëve të trajtohet si përgjegjësi e drejtpërdrejtë shtetërore, duke theksuar se “mbrojtja e gjyqtarëve është mbrojtje e vetë drejtësisë dhe e besimit të publikut tek shteti i së drejtës.”

Deklaratë e trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë shpreh tronditjen dhe dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike që solli humbjen e jetës së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Astrit Kalaja, dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij.

Kjo ngjarje e rëndë është një sinjal alarmi për gjendjen e sigurisë në të cilën ushtrojnë funksionin gjyqtarët e Republikës dhe për gjendjen shqetësuese të infrastrukturës në të cilën funksionojnë shumë prej gjykatave shqiptare.

Në një shtet të së drejtës, gjyqtari duhet të ndjehet i mbrojtur dhe i respektuar në ushtrimin e detyrës së tij, jo vetëm nga pikëpamja fizike e infrastrukturore, por edhe përmes një klime publike të respektit dhe përmbajtjes në gjuhën që përdoret ndaj figurës së tij.

Çdo formë denigrimi apo përbuzjeje ndaj gjyqtarit cenon autoritetin e drejtësisë dhe besimin e qytetarëve në shtetin ligjor.

Gjykata e Lartë vlerëson se garantimi i sigurisë fizike e institucionale të gjyqtarëve është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë shtetërore, që kërkon veprim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm. Mbrojtja e gjyqtarëve është mbrojtje e vetë drejtësisë dhe e besimit të publikut tek shteti i së drejtës.

3 Komente

  1. M
    Mërgimtari

    Nuk e dimë kush ka qenë faktori? Ndjesë familjes së të ndjerit,si dhe shërim të plagosurve: atë e bir

    1. .
      .

      Totalisht faji i politikes, vecanerisht i atij te gjatit. Edhe reagimi ishte sa me la gojen. Me mire te mos ishte ndjere fare

        Lini një Përgjigje