Aktualitet29 Nëntor 2023, 11:17

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, flet pronarja: Ishin 4 vetë, më morën 50 mjë euro flori

Shkruar nga Pamfleti

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, flet pronarja: Ishin 4

Zbulohen detaje të reja në lidhje me grabitjen me armë të argjendarisë ndodhur një ditë më parë në Kamëz.

Ditën e sotme për mediat ka folur edhe pronarja e dyqanit.Ajo tha se ishin 4 vetë dhe i kanë marrë  50 mjë euro flori.

Ajo tregon se është përpjekur që t’i ndalë, duke u përleshur me to. Sipas saj ata kanë grabitur 1.5 kg flori.

“Ka ndodhur rreth orës 17:15, hera e parë që na ndodh diçka e tillë. Ata ishin 4, shoferi i BMW qendroi në makinë, te grabitësit hynë në argjendari njëri pas tjetrit, me maska me doreza dhe të tre të veshur me të zeza komplet. Argjendaria ka dy kamera jashtë dhe dy brenda, filmimet i ka policia, na ka sekustruar DVR-në. Unë N.S, 59 vjeçe dhe nusja e djalit E.S 31 vjeçe kemi qenë këtu kur ndodhi ngjarja. Veprimi i parë që bëri grabitësi ishte drejtimi i armës nga ne dhe tha: Duart lartë se ju vramë.

Nuk kam thënë në polici që kishte dialekt jugor, ai e trrashi zërin enkas që të mos dallohej, ndërsa dy të tjerët nuk folën fare dhe nuk u përmend asnjë emër mes tyre. Nuk kam kuptuar asnjë dialekt nga ata. Jam përleshur me grabitësin që mbante armë, më shtyu më hodhi në tokë, u përlesha dhe me dy të tjerët që t’i ndalojë të vidhnin, por më shtynë. U dorëzova, mbrojta nusen e djalit te cilën e futa te dhoma pas. Ata hynë lirshëm dhe dolën lirshëm pasi nuk kemi sistem që i ndalon ata të hapin derën si nga jashtë dhe nga brenda. Nga një llogari paraprake që kemi bërë konstatojmë mbi 1.5 kg flori të vjedhur, unaza, varëse, byzylykë dhe vathë, disa ishin të veçantë të personalizuar me porosi, dhe kushtojnë, rreth 50.000 dëm. Jemi të frikësuar se mos autorët nuk kapen dhe kjo gjë përsëritet. Banakun e kemi boshatisur s’kemi mall në vitrinë”.- tha pronarja e argjendarisë.

Policia ka arritur që të sekuestrojë kamerat ku duken qartë tre persona të armatosur dhe të maskuar që dalin nga mjeti dhe futen brenda argjendarisë.

Personi i katërt kishte rolin e shoferit dhe ky i fundit ka qëndruar në mjet deri sa kanë dalë tre autorët nga biznesi dhe më pas janë larguar me mjetin tip “BMW”.

Ndërkohë policia po heton dhe po punon me zbërthimin e kamerave të tjera të sigurisë për të parë nëse ky grup kriminal është larguar drejt Fushë-Kruës, apo drejtim të Durrësit.

kamëz grabitja e argjendarisë