TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Mars 2023, 12:48

Hajdari i Kuçovës i jep kushëririt të gruas (Jani Qosja) 400 milionë lekë për një rrugë fshati; skemë korrupsioni në ndarjet e parave publike

Shkruar nga Pamfleti

 

Hajdari i Kuçovës i jep kushëririt të gruas (Jani Qosja)
Kreshnik Hajdari, kryetar i Bashkisë së Kuçovës

Në pritje të vendimit të Edi Ramës nëse do ta kandidojë apo jo për një mandat të dytë, kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, po nxiton për të bërë qokat e fundit me paratë publike.

Dy ditë më parë, Kreshnik Hajdari ka finalizuar një aferë korruptive, duke i dhënë kushërit të gruas një tenderin 400 milionë lekë për rikonstruksionin e rreth 1.5 km rrugë të fshatit Goraj.

Bëhet fjalë për Jani Qosja, pronar i kompanisë Koloseu, me nipt J72603129H.

Hajdari i Kuçovës i jep kushëririt të gruas (Jani Qosja)
Jani Qosja

Qosja është një klient solid e kryebashkiakes së e Dimalit, Juliana Memaj, i cila ka një dosje në SPAK për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifimkim dokumentash”.

Hajdari i Kuçovës i jep kushëririt të gruas (Jani Qosja)
Juliana Memaj, kryetare e Bashkisë së Dimalit (Ura Vajgurore)

Qosja dhe Memaj ndajnë bashkë paratë e bashkisë, përmes tenderave të paracaktuar, me fond limit të fryrë, me oferta sa fondi limit dhe duke mashtruar me kontratat, raporton Prapaskena

Por, Qosja është edhe klient i Kreshnik Hajdarit, për të cilin po qarkullon një material kompromentues.

Është e njëjta skemë si në rastet e Lefter Allës në Bulqizë dhe e Fatos Tushes në Lushnje.

 

kreshnik hajdari jani qosja juliana memaj tenderë korrupsioni

Lini një Përgjigje