Kushtetuta, ligji dhe Rregullorja e Veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përcakton taksativisht, se mandati i kryetarit të vettingut në Drejtësi është 3 vite, pa të drejtë rizgjedhje dhe përfundon në ditën që është zgjedhur kryetari aktual
Me fuqinë e pushtetit që Edi Rama i ka dhënë Belinda Ballukut, kjo po “blindon” e zgjat edhe pushtetin e motrës Pamela Qirko (Balluku) në krye të Komisionit të Vetingut, ku me listë nga pushteti dhe me pazare e presione vendoset fati i prokurorëve e gjyqtarëve.
Me urdhër të kryeministrit Edi Rama, krye-parlamentarja Lindita Nikolla, ka filluar zbatimin e skenarit për të lënë motrën e zv/kryeministres e super-ministres Belinda Balluku, në krye të komisionit të vettingut edhe pas përfundimit të mandatit 3-vjeçar.
Sipas Kushtetutës, Kuvendi duhet të shpallë më 20 maj 2023, procedurat ligjore standarde, për zgjedhjen e kryetarit të ri të vettingut, ndërsa më 20 qershor duhet të shpallë kandidaturat.
Sepse po sipas Aneksit të Kushtetutës dhe Rregullores për Veprimtarinë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryetares aktuale Pamela Qirko (Balluku), i përfundon mandati 3-vjeçar më 20 korrik 2023, ndërsa procedurat për zëvendësimin fillojnë 2 muaj përpara.
Mirëpo ka informacione, se krye-parlamentarja Lindita Nikolla si autoritet kushtetues kompetent për organet e vettingut në drejtësi, nuk do ta bëjë procedurën për zëvendësimin e motrës së Belindës, me justifikimin se mandati tjetër do jetë 1 vit e gjysmë.
Mirëpo Kushtetuta, ligji dhe Rregullorja e Veprimtarisë së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përcakton taksativisht, se mandati i kryetarit të vettingut në drejtësi është 3 vite, pa të drejtë rizgjedhje dhe përfundon në ditën që është zgjedhur kryetari aktual.
As ndryshimi kushtetues i datës 10 shkurt 2022, për zgjatjen e veprimtarisë së vettingut, nuk e ndryshoi afatin 3-vjeçar për mandatin e Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ndërsa Babloku, i ka dhënë urdhër Lindita Nikollës, të mos zgjedh kryetar të ri, por të lërë në detyrë motrën e Belinda Ballukut, deri më 31 dhjetor 2024 kur ky komision do shkrihet, ndërsa vettingu do kryhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë e Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Sipas këtij skenari, kryetarja Pamela Qirko (Balluku), do qëndrojë në detyrë edhe 18 muaj me mandat në shkelje të Kushtetutës, kur duhet të largohet nga posti në datën 20 korrik 2023.
Ndaj nuk është rastësi, që kryetarja Pamela Qirko po shkel radhën e shorteve, duke kaluar në vetting, prokurorë e gjyqtarë të lidhur me kupolën e pushtetit që nuk duhen shkarkuar, dhe ata që duhen shkarkuar, ngaqë kanë hetuar e kanë dhënë ndëshkime ndaj klanit në pushtet./Pamfleti
Lini një Përgjigje