Aktualitet 3 Qershor 2023, 15:50

Helmim masiv nga uji i pijshëm në Bulqizë, mbi 50 persona përfundojnë në spital

Shkruar nga Pamfleti

Helmim masiv nga uji i pijshëm në Bulqizë, mbi 50 persona

Mbi 50 persona në Bulqizë kanë përfunduar në urgjencë, me shenja helmimi. Dyshimet e para janë se shkak mund të jetë bërë uji i pijshëm, pasi është e disata herë që në këtë zonë banorët shfaqin shenja helmimi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjoricë të Bulqizës. Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë ndotjen e ujit ndërsa mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë kanë marrë mostrat e ujit për t’ju bërë analizat, ku ka rezultuar se uji është i ndotur.

Nga ana tjetër, mësohet se banorëve iu është kërkuar që të mos konsumojnë për momentin ujë nga rrjeti i ujësjellësit, derisa situata të zgjidhet nga organet përgjegjëse.

bulqize helmim