TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Prill 2026, 21:22

Hetimet ndaj Bankers, Klodiana Lala: SPAK i ka duart e lidhura, duhet një grup më i madh!

Shkruar nga Pamfleti
Hetimet ndaj Bankers, Klodiana Lala: SPAK i ka duart e lidhura, duhet një
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me zbutjen e masave për disa zyrtarë të kompanisë Bankers, u shpreh se hetimi është duke vijuar, por është një dosje e vështirë për Prokurorinë e Posaçme, sepse vepra penale ka zgjatur për gati dy dekada.

“Hetimet për aferën e Bankers po vijojnë. Kjo është afera më e madhe në këto 2 dekada.  Bëhet fjalë për disa qeveri të përfshira. Gjithë thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur.

Hetimi është duke vijuar, pavarësisht se të pandehurit janë të lirë, nën masën për të mos dalë nga vendi.

Po pritet akti-ekspertimi sepse nga hetimet e deritanishëm kjo kompani nuk ka paguar asnjë lek në buxheti e shtetit. Pra është një çështje në hetim e sipër.

Jam kritike për hetimin e Bankers nga Prokuroria e Posaçme. Kjo është një zhvatje e buxhetit të shtetit, por prokuroria duket se i ka duart e lidhura për shkak të kohëzgjatjes së veprës penale. Ndoshta janë edhe në pamundësi për t’i hetuar veprat penale. Ndoshta duhet bërë një grup më i madh hetimi, jo vetëm me dy prokurore. Nuk ka asnjë të dhënë që po mbyllet kjo histori. Por po pres fatin e kësaj dosje”- tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.

klodiana lala bankers

Lini një Përgjigje