TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shtator 2023, 16:19

“Historia e kryetarit çështje e mbyllur”, Nikollë Lesi: Basha e ka marrë përfundimisht PD-në, tani duhen protesta

Shkruar nga Pamfleti

“Historia e kryetarit çështje e mbyllur”, Nikollë

Gazetari Nikollë Lesi duke komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike dhe përplasjen mes dy grupimeve të Berishës dhe Bashës, tha se ky i fundit e ka marrë përfundimisht drejtimin e partisë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai deklaroi se nuk ka më diskutime se kush do të jetë kryetari i kësaj force politike dhe se kjo histori është mbyllur një herë e mirë.

Gazetari theksoi se opozita është në gjendjen më të dëshpëruar në këto 30 vite dhe e vetmja gjë që mund ta zgjidhë situatën ku ndodhet dhe rikthimin në pushtet, është protestat.

“Opozita është në gjendjen më të dëshpëruar në këto 30 vite. Basha për mua ka marrë përfundimisht PD-në. Berisha e ka humbur PD-në e tij historike, ndërsa Bardhi bëri një lëvizje dinjitoze, por prapëseprapë në një tunel të errët një qiri i vogël është dhe nuk më duket se do ketë ndonjë lëvizje të madhe. Për mua kjo opozitë ka vetëm një zgjidhje, protestë, protestë, protestë dinjitoze në shesh ditë e natë kundër qeverisë. Për protesta në facebook dhe protesta në deklarata shtypi, Rama qeveris deri në 2030-ën”, tha Lesi.

pd protesta lesi

Lini një Përgjigje