Analisti Frrok Çupi, ka komentuar qëndrimet e deputetit Ervin Salianji dhe zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike.
Gjatë bisedës, Çupi u shpreh se lëvizja e Salianjit përbën një kontribut për Partinë Demokratike dhe për opinionin publik.
Sipas analistit, Salianji nuk ka forcën politike për të shkuar më tej drejt asaj që ai e quan “shërimi” i Partisë Demokratike.
Ai kritikoi gjithashtu qasjen e re të disa figurave të reja brenda PD-së, duke vënë në dyshim strategjinë dhe mesazhin politik që, sipas tij, është reduktuar në sloganin e rrëzimit të kryeministrit Edi Rama. Çupi theksoi se, sipas tij, pa një përballje të drejtpërdrejtë me figurën e Sali Berishës, nuk mund të flitet për demokraci të brendshme në parti.
"E shikoj si lëvizje, por është e paqartë se ku po shkon. Dhe e shoh si një lëvizje pa dalje që vërtetet brenda vetes. Për PD është një kontribut, por edhe për publikun është kontribut. Ndërsa në sensin politik është një utopi.” Çfarë do të thotë kilometri i fundit?” Edhe këta të rinjtë nuk e kuptojnë këtë qasje. Por në PD nëse nuk largon Berishën apo nuk je kundër Berishës nuk je për demokraci. Tani kanë krijuar si fe sloganin që duhet të rrëzojmë Edi Ramën. Njësoj si në Mekë, gjuajmë në gurë kundër djallit dhe nuk e dinë kush është djalli. Të gjithë e dinë se Rama nuk rrëzohet. Interesat e vendit dhe interesat e popullit duhet të imponojnë politikën e dobishme. E them se jo Salianji, po as ‘Salizoti’ nuk mund ta bëjë më PD sepse është e dëmtuar në mënyrë të tmerrshme…Kujtoj se po të kishte qenë në kohën e vet Berisha, Salianjit do i ishte harruar varri. Sepse e gjithë filozofia e Saliut është dhuna”, u shpreh Çupi.
Lini një Përgjigje