TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shkurt 2026, 13:36

Moti i keq, rrëshqitje dherash dhe përmbytje në Durrës 

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq, rrëshqitje dherash dhe përmbytje në Durrës 
Përmbytje ne Durrës

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar rrëshqitje dherash në zonën e kodrës së Currilave. 

Si pasojë e rënies së dherave, rreth 50 metra nga njëri kah i rrugës në këtë segment janë bllokuar, duke kufizuar qarkullimin e mjeteve. Në zonë janë konstatuar depozitime të konsiderueshme dheu dhe inertesh.

Paralelisht, shiu ka sjellë prani të ujit në disa rrugë urbane, kryesisht në zonën përreth stadiumit, ku lëvizja e automjeteve është zhvilluar me vështirësi.

Autoritetet po monitorojnë situatën, ndërsa rrugët e tjera të qytetit raportohen të kalueshme. Ndërhyrjet për normalizimin e qarkullimit janë në proces.

Ndërkohë, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë jedhe ugun e vendit, veçanërisht qytetin e Himarës, duke sjellë probleme të shumta.

moti i keq ne durres

Lini një Përgjigje