TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2025, 14:44

I vëllai dhunoi kamionistin, Nallbati flet nga Gjykata: Inskenim politik, prokurorja ish-vartësja e Niko Peleshit

Shkruar nga Pamfleti

I vëllai dhunoi kamionistin, Nallbati flet nga Gjykata: Inskenim politik,

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledio Nallbati reagoi pas vendimit të Gjykatës së Korçës që vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje ndaj vëllai të tij, i arrestuar 1 ditë më parë pas konfliktit me një drejtues kamioni.

Në një deklaratë për mediat, Nallbati e cilësoi ngjarje një inskenim politik ndërsa akuzoi drejtorin e policisë së Korçës dhe drejtues politik te qarkut të Korçës të PS Niko Peleshi se kanë ndërhyrë në këtë ngjarje.

“Prokurorja ish-vartësja e Niko Peleshit personit që u mor personalisht me inskenimin dhe falsifikimin e kësaj akuze që nuk qëndron, shkon para gjykatës dhe thotë nuk di çfarë ka ndodhur dhe kërkon të caktohet një masë sigurie ndaj një personi. Më vjen keq që gjyqtarja u bë pjesë e këtij inskenimi politik. Kuptohet pse ju e dëgjuat dje Ramën në Devoll, foli një orë e ca dhe nuk tha çfarë do bëjë për Devollin por u mor vetëm me këtë rast, e gjitha kjo u inskenua”, tha Nallbati.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në kryqëzimin e qytetit të Bilishtit, ku Altin Nallbati, vëllai i deputetit demokrat goditi një drejtues mjeti të tonazhit të rëndë.

Lini një Përgjigje