Nëpërmjet kushërirës Anila Shenjtolli, Drejtoreshë e Qendrës së Zhvillimit të Fëmijëve “Pëllumbat”, Irfan Hysenbelliu ka fshirë miliona lekë detyrime tatimore e doganore, duke sajuar bashkë me të, letra false sikur çdo muaj bënte bamirësi me fondacionin e tij fantazmë “FAB-Hysenbelliu”
Për “Irfanin e Tmershëm” të bankave, trafikantëve, biznesmenëve e politikanëve që i kanë dhënë miliona me fajde e nuk po ia marrin dot, konfiskimi i resortit “Prestige-Aquapark” ishte një tmerr i vërtetë, pasi me fitimet e tij ai paguante pagesat e gazetarëve.
Por ishte edhe qesharake, për faktin se në krye të aksionit qeveritar e policor për konfiskimin e resortit të Fanes, ishte Anila Shenjtolli, kushërira e Fanes nga Skrapari, që dukej aq shumë e vendosur dhe agresive, sikur kushëririn e kishte armik.
Prandaj mediat, ia përmendën drejtoreshës Anila Shenjtolli e ia quajtën “haram”, pushimet, festat familjare, personale e shoqërore dhe drekat e darkat falas te resorti “Prestige”.
Fanja ka të drejtë të acarohet me të, mbasi sipas një informacioni që kemi, kushërira Anila Shenjtolli është sponsorizuar e mbështetur fort nga Fanja, duke e bërë drejtoreshë në Bashkinë e Skraparit.
Madje në janar 2013, nëpërmjet Ilir Metës, Fanja e emëroi Zv/kryetare të Bashkisë-Skrapar që e kishte LSI, ndërsa pas vitit 2015, po me ndërhyrje të Ilir Metës, “Irfani i Tmerrshëm” e transferoi kushërirën në Tiranë për ta pasur pranë, duke e emëruar Drejtoreshë të Qendrës së Zhvillimit të Fëmijëve në Ministrinë e Shëndetësisë.
Nëpërmjet kushërirës Anila Shenjtolli, si drejtoreshë e Qendrës së Zhvillimit të Fëmijëve “Pëllumbat”, Fanja ka fshirë miliona lekë detyrime tatimore e doganore, duke sajuar bashkë me të, letra false sikur çdo muaj bënte bamirësi me fondacionin e tij fantazmë “FAB-Hysenbelliu”.
Madje Fanja i bëri kushërirës edhe letrat false për të marrë apartament si e pastrehë nga Enti i Banesave në Berat, por më pas iu zbulua mashtrimi dhe Enti Kombëtar e kallëzoi penalisht e i zgjidhi kontratën në vitin 2018.
Ngaqë kushërira drejtoi aksionin e konfiskimit të resortit, Fania në deklaratën te mediat e tij, nuk e quajti Anila Shenjtolli siç ka emrin, por e quajti “shejtane” të Edi Ramës./Pamfleti
Lini një Përgjigje