Aktualitet 9 Dhjetor 2023, 22:13

Ish-drejtori i Albpetrol nxjerr foton e hotelit luksoz në Londër: Këtu qëndron Shkëlzen Berisha, është ndër më të shtrenjtët

Shkruar nga Pamfleti

Ish-drejtori i Albpetrol nxjerr foton e hotelit luksoz në Londër:

Ish-drejtori i Albpetrol, Pajtim Sula ka bërë një deklaratë shumë të fortë. Ai ka publikuar një foto nga hoteli “Connaught” në Londër, duke deklaruar se aty ka qëndruar vazhdimisht djali i ish-kryeministrit Berisha.

Sipas tij, Shkëlzen Berisha sa herë ka shkuar në Londër ka qëndruar aty, edhe pse është hoteli më i shtrenjtë në vend.

Ky është një nga me hotelet më të shtrenjta ne Londër (Connaught Hotel). Këtu qendron Shkelzen Sali Berisha,  sa here qe vjen në Londer! Le të jetë objekt verifikimi i atyre që duan të dinë më shumë për jetën luksoze të te tij!! SPAK-u ta verifikojë!!”, shkruan ai.

Ish-drejtori i Albpetrol nxjerr foton e hotelit luksoz në Londër:
Foto brenda hotelit

Vetë Sali Berisha u shpall “non grata” nga Britania e Madhe, por ndryshe nga SHBA që e ka masën familjare, me Londrën procesi është individual.

Ish-drejtori i Albpetrol nxjerr foton e hotelit luksoz në Londër:
Foto brenda hotelit