Aktualitet 9 Qershor 2023, 11:57

Iu grabit banesa, flet gjyqtarja e Durrësit: Morën paratë që i mbaja në shtëpi për konsum të përditshëm dhe bizhu

Shkruar nga Pamfleti

Iu grabit banesa, flet gjyqtarja e Durrësit: Morën paratë që

Gjyqtarja Shpëtime Pitaku, banesa e së cilës u grabit të dielën nga persona ende të paidentifikuar, ka folur në lidhje me ngjarjen.

Në një prononcim për mediat, Pitaku ka treguar se të dielën në mbrëmje kur ishin kthyer në banesë kishin gjetur derën të hapur dhe sendet me vlerë të vjedhura.

“Të dielën në mbrëmje kishim dalë me bashkëshortin dhe kur jam kthyer pas disa orësh gjeta të thyer derën e jashtme të banesës. Bëra denoncim në polici. Kanë marrë një shumë të vogël parash që i mbaja në shtëpi për konsum të përditshëm dhe disa buzhuteri. Nuk më kanë bërë dëm të madh”, ka thënë gjyqtarja.

Denoncimi për grabitjen e banesës së saj është bërë nga vetë gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj. Ata kanë deklaruar në polici se grabitësit i kanë marrë një shumë të vogël parash dhe bizhuteri. Bashkëshorti gjyqtares është shprehur se në atë moment nuk ka pasur njeri në shtëpi pasi kanë qenë në punë. Mësohet se shuma e parave të grabitura është 2000 euro.

 

gjyqtare shpetime pitaku para grabitje