TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Dhjetor 2025, 15:29

Jo vetëm nga reshjet, përmbytjet “ndihmohen” edhe nga mungesa e fondeve

Shkruar nga Pamfleti

Jo vetëm nga reshjet, përmbytjet “ndihmohen” edhe nga

Intensiteti i shirave të rënë në kohë të shkurtër nuk është e vetmja arsye e përmbytjeve që shkaktohen në vendin tonë veçanërisht në tokat bujqësore.

Mungesa e investimeve serioze dhe projektet në letër që presin financime, është ana tjetër e medaljes së situatës që përsëritet thuajse për çdo vit.

Inxhinieri i bordit të kullimit në qarkun e Gjirokastrës, shprehet për “A2 CNN” se investimet e kryera në prita dhe kanalet kulluese kane qenë të pjesshme dhe asnjëherë ashtu siç duhet për shkak të mungesës së fondeve.

Inxhinieri apelon edhe bashkitë që kanë në ngarkim kanalet kulluese që t’i pastrojnë më rregullisht, pasi një pjesë e mirë e tokave bujqësore përmbyten pikërisht nga bllokimi i këtyre kanaleve.

Gjate reshjeve të fundit që përfshinë vendin, qarku i Gjirokastrës ishte një nder më të prekurit nga përmbytjet. Më tepër se 60 hektarë toke bujqësore u përmbytën ndërkohë që u dëmtuan rrugë e ura nga vërshimi i ujërave.

Lini një Përgjigje