Ish-Presidenti Ilir Meta vijon të mbetet në qeli.
Gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur të lërë më fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kreun e PL, Ilir Meta.
Kujtojmë se po sot gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka ka kërkuar dorëheqjen nga gjykimi i çështjes së Metës, por pavarësisht kërkesës së saj, kreu i GJKKO-së, Erion Bani nuk e ka lejuar një gjë të tillë.
Ndërkohë vetë Meta nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme.
Kujtojmë se më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
Prokuroria e Posaçme pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë.
Seanca e parë paraprake do të zhvillohet më 25 shtator dhe dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse e kalon për gjykim, e kthen në SPAK apo e pushon hetimin.
Lini një Përgjigje