TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Gusht 2025, 13:45

“Kemi përdorur edhe forcën për t'i evakuuar”, kryebashkiaku i Gramshit thirrje banorëve: Largohuni sa më parë

Shkruar nga Pamfleti

“Kemi përdorur edhe forcën për t'i evakuuar”,

Kryebashkiaku i Gramshit Besion Ajazi ka bërë thirrje urgjente që banorët të largohen nga banesat e rrezikuara nga flakët.

Më i prekur aktualisht është fshati Nartë, ndërsa Ajazi thotë se po punohet me të gjitha forcat për neutralizimin e flakëve që po dalin jashtë çdo kontrolli.

Ai shprehet gjithashtu se banorët duhet të ruajnë qetësinë, ndërsa shton se disa prej qytetarëve që kanë refuzuar të braktisin banesat, janë larguar me forcë për të shpëtuar jetën e tyre.

“Situata paraqitet alarmante dhe emergjente. Zjarri ka djegur e shkatërruar gjithçka! Po përpiqemi të shpëtojmë banesat. Kemi evakuuar njerëzit që në orët e para të mëngjesit. Po punojmë me të gjitha strukturat.

Thirrja kryesore është për banorët, të ruajnë gjakftohtësinë pa panik. Të shpëtojmë sa më shumë të mundemi, të kenë besim te këta djem që po punojmë. Kemi përdorur edhe forcën, apeli është të largohet edhe banori i fundit”, tha kryetari i bashkisë Gramsh për “TCH”.

Lini një Përgjigje