Një vatër zjarri është konstatuar në Saravë të Lushnjës.
Zona është mbuluar nga tymi, ndërsa ende nuk dihet nëse ka banorë të rrezikuar.
Vendi ynë po përballet me zjarre nga veriu në jug, ndërsa situate më problematike është në Delvinë dhe Gramsh.
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.
Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit.
Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë.
Lini një Përgjigje