
Teksa sot opozita protestoi sot para Bashkisë së Tiranës për gati 2 orë, ku u hodhën molotov dhe flakadanë, ekspertët e policisë mblodhën provat pas përfundimit të tubimit.
Për këtë protestë, Rithemelimi në polici ishte kërkuar leje që të zgjaste deri në orën 20:00, por duket se është mbyllur shumë më herët.
Në këto 120 minuta në hyrje të bashkisë u hodhën sërish bomba molotov, vezë, mollë, si dhe u tentua disa herë që protestuesit dhe këshilltarët e djathtë të futen në godinë me forcë, por janë ndaluar nga policia.
Protesta e radhës u njoftua për të premten e ardhshme.

Lini një Përgjigje