TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shtator 2025, 11:58

Kodi i ri Penal, Rakipi: Bigamia dhe prostitucioni të mos penalizohen, shpifja të dënohet!

Shkruar nga Pamfleti

Kodi i ri Penal, Rakipi: Bigamia dhe prostitucioni të mos penalizohen,

Në dëgjesën e parë publike për draftin e ri të Kodit Penal, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi këtë të enjte ka dhënë qëndrime e tij lidhur me disa nga çështjet që nxitën debat të madh në opinionin publik, si rasti i prostitucionit.

Duke u ndalur konkretisht te shpifja, Rakipi theksoi se kjo vepër nuk duhet të depenalizohet, duke e konsideruar ende të nevojshme që ajo të mbetet në fushën e ndëshkimeve penale. Sipas tij, vendimarrja për këto çështje nuk duhet të udhëhiqet nga qëndrime politike apo populiste, por nga analiza objektive e efektit dhe rrezikshmërisë që ka një vepër në shoqëri.

Depenalizimi i veprave nuk është proces politik, i cili mund të shtyhet dhe vendoset se qëndrimi politik është i tillë. Burimi dhe nevoja është që deri te procesi i të votuarit, duhet parë në disa shkallë, si është niveli praktik dhe kriminal i veprës. Ky element është në kuadër të realitetit dhe duhet parë efekti. Nëse krimi është në një pozicion që krijon influencë në drejtësi, atëherë çështja duhet parë me një sy objektiv dhe të kujdesshëm. Ne si grup pune kemi menduar që në shumicën tonë dërrmuese, këto vepra duhet të jenë të tilla të penalizohen”, u shpreh Rakipi.

Ai shtoi se grupi i punës ku ai bën pjesë ka menduar që në shumicën dërrmuese të rasteve, vepra si shpifja duhet të vazhdojnë të penalizohen.

Nga ana tjetër, Rakipi propozoi depenalizimin e prostitucionit, një çështje që, sipas tij, nuk është diskutuar sa duhet publikisht, por që duhet të trajtohet me qasje të re ligjore.

“Ja vlen të penalizohet bigamia, pirja e alkoolit në publik. Eutanazia duhet të depenalizohet dhe prostitucioni që nuk është folur fare”, tha ai.

Qëndrimi i tij për depenalizimin e prostitucionit nënkupton një qasje të mundshme drejt legalizimit të këtij aktiviteti, duke e larguar nga trajtimi penal dhe duke hapur debatin për rregullimin e tij në mënyrë institucionale e sociale.

Lini një Përgjigje