TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Mars 2023, 15:02

Konkurrenca bllokon aferat e Blendi Gonxhes: Nuk do të ketë rritje të çmimit të patentave, pakti me autoshkollat antiligjor

Shkruar nga Pamfleti

Konkurrenca bllokon aferat e Blendi Gonxhes: Nuk do të ketë rritje

Autoriteti i Konkurrencës ka bllokuar paktin skandaloz të Drejtorisë së Patentave me Tatimet dhe Autoshkollat për të rritur çmimin e patentave. Blendi Gonxhe ishte ai që vendosi të dyfishohej çmimi, por pakti duket se ka qenë në kundërshtim me ligjin. Autoriteti i Konkurrencës, pas një hetimi vendoi të bllokojë marrëveshjen. Kjo do të thotë se nuk mund të ketë rritje të çmimit të patentave.

Nga ana tjetër Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të zhvillojë një monitorim të rreptë të tregut të pajisjes me leje drejtimi të automjeteve.

Dokumenti në fjalë u dakordësua më datë 13 shkurt nga disa grupe e interesi, duke përfshirë Shoqatën Kombëtare të Autoshkollave, Shoqatën e Autoshkollave “Siguria në Rrugë”, Drejtorinë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, që deklaruan se binin dakord me tarifat e reja që varionin sipas kategorive të lejeve të drejtimit nga 30,000 lekë deri në 125,000 lekë.

Sipas draftit, bashkëpunimi midis palëve cilësohej i domosdoshëm dhe i rëndësishëm, pasi ndihmonte në luftën ndaj konkurrencës së pandershme, rregullimin e tregut të autoshkollave, rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe përmirësimit të sigurisë në rrugë. Por në fakt nuk ishte asgjë tjetër veçse një aferë e pastër.

Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 24.03.2023, mori në shqyrtim çështjen “Mbi vlerësimin ligjor të Akt Marrëveshjes nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, të lidhur ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqatës “Kombëtare të Autoshkollave”, Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”, e cila ka për objekt de facto dhe de jure caktimin e tarifës së pagesës dhe kostos referuese minimale fiskale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi, sipas kategorisë së lejedrejtimit, dëshmisë ose çertifikatës.

Në përfundim të vlerësimit ligjor, u konstatua se Akt Marrëveshja nr.2729 prot., datë 13.02.2023, lidhur ndërmjet grupeve të interesit përfaqësues të Autoshkollave, DPSHTRR-së dhe DPT-së, është një marrëveshje e ndaluar në vetvete për nga objekti, në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma a), të ligjit nr. 9121/2003, pasi me hyrjen në fuqi do të çojë në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës për përgatitjen dhe fitimin e kategorisë së leje drejtimit, dëshmisë ose certifikatës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg.  Si e tillë kjo Akt Marrëveshje, në kuptim të nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 9121/2003, është e ndaluar.

Sa më sipër, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 970, datë 24.03.2023 vendosi:

I. Akt Marrëveshja nr. 2729 prot., datë 13.02.2023, e lidhur ndërmjet palëve: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqata “Kombëtare e Autoshkollave”, Shoqata e Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vlerësohet si një akt marrëveshje në kundërshtim me nenin 4 të ligjit 9121.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

II. Monitorimin e tregut të shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi, sipas kategorisë së lejedrejtimit, dëshmisë ose çertifikatës, për një periudhë 1 (një) vjeçare.

III. Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të rëndë të konkurrencës në kuptim të nenit 74, pika 1, gërma c), të ligjit nr. 9121/2003.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës.

 

patenta konkurre cmi

Lini një Përgjigje