TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shtator 2025, 12:42

Kroacia bllokoi pjeshkët me nikel nga Shqipëria, AKU: U asgjësuan 5562 kg, nuk janë shitur në tregun vendas

Shkruar nga Pamfleti

Kroacia bllokoi pjeshkët me nikel nga Shqipëria, AKU: U asgjësuan

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria, që rezultuan të kontaminuara me metale nikeli.

Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaroi sot, një ditë pas lajmit se autoritetet kroate kthyen pas ngarkesën me pjeshkë, se sasia prej 5562 kg është asgjësuar pas rezultatit të analizës laboratorike.

"Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi me numër reference 2025.6367 me temë: “Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria”, të njoftuar nga Kroacia.

Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier. U krye inspektim në OBU eksportues, ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij.

Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas.

Sasia prej 5562 kg pjeshkë janë dërguar drejt Kroacisë, ku dhe janë asgjëuar pas rezultatit të analizës laboratorike. Rasti iu referua dhe AKVMB për masa të mëtejshme. AKU ka bërë edhe njoftimin përkatës mbi rezultatet e verifikimeve në kategorinë e njoftimeve RASFF", thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje