
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i cili kryeson dhe grupin e punës për hartimin e draftit të ri të Kodit Penal, ka bërë publike disa nga ndryshimet kryesore të propozuara në draft, duke krahasuar Kodin aktual me projektin e ri:
Vrasje me dashje:
Kodi aktual: 10-20 vite
Projekt-kodi: 15-20 vite
Vrasje me paramendim:
Kodi aktual: 15-25 vite, ose burgim i përjetshëm në rrethana të rënduara
Projekt-kodi: 20-30 vite
Plagosje e rëndë me dashje:
Kodi aktual: 6.5 vite
Projekt-kodi: 6.5 vite (pa ndryshim)
Plagosje e lehtë me dashje:
Kodi aktual: 1 vit
Projekt-kodi: 1 vit (pa ndryshim)
Prostitucioni:
Kodi aktual: 1.5 vite ose gjobë
Projekt-kodi: Synohet dekriminalizimi dhe penalizimi – në pritje të një ligji të veçantë për sigurinë
Trafikimi i personave të rritur:
Kodi aktual: 11.5 vite
Projekt-kodi: 11.5 vite (pa ndryshim)
Trafikimi i të miturve: Këtu kemi ndjekur një politikë ndryshe ndaj atyre që kryejnë vepra penale ndaj të miturve, kjo ka një qëllim të lartë, mbrojtja e fëmijës është konkretizuar më këtë shtesë për ata që dhunojnë të miturit në çdo pikëpamje.
Kodi aktual: 15 vite
Projekt-kodi: 17.5 vite
Dhuna në familje:
Kodi aktual: 2.5 vite
Projekt-kodi: 2.5 vite (pa ndryshim)
Vjedhja:
Kodi aktual: 1.5 vite
Projekt-kodi: 4 vite
Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve:
Kodi aktual: 6 vite
Projekt-kodi: 5 vite
Narkotikët:
Kodi aktual: 7.5 vite
Projekt-kodi: 4.5 vite
Pastrimi i produkteve të veprës penale:
Kodi aktual: 7.5 vite
Projekt-kodi: 6 vite
Lini një Përgjigje