Në protestën e opozitës, gazetari bëri thirrje për vazhdimin e reagimit qytetar kundër korrupsionit, çmimeve të larta dhe gjendjes në sistemin shëndetësor
Gazetari Osman Stafa ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së sotme, ku ngriti shqetësime për situatën ekonomike, korrupsionin dhe gjendjen e shëndetësisë në vend.
Në fjalën e tij, ai e cilësoi protestën si një ngjarje të veçantë në historinë e tranzicionit shqiptar, duke theksuar se qytetarët po reagojnë ndaj problemeve që, sipas tij, prekin jetën e përditshme të shqiptarëve.
Gjithashtu ai edhe një thirrje për Diasporën që të vijnë në Shqipëri, dhe të bashkohen në protestë për t’i shkuar deri në fund.
“10 ditë qëndresë, 10 ditë shpresë. 10 ditë që ky komb nuk e ka parë në 36 vite. Është protesta që e ka thirrur Shqipëria. Kundër rritjes së çmimeve, situatës në spitale, kundër korrupsionit. Ai është kryeministri, duhet të përgjigjet. Shan e ofendon protestuesit. Ku është shëndetësia shqiptare sot? Shkojmë të gjithë në private, në Itali. Kemi shpresë vetëm tek ju. Diaspora, kjo që po ndodh është histori. Kjo që po ndodh duhet çuar deri në fund. Dorëheqje...”, u shpreh Stafa.
Lini një Përgjigje