TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2026, 20:02

U raportuan të zhdukur, gjenden shëndoshë e mirë dy turistët gjermanë në malin e Polisit në Librazhd!

Shkruar nga Pamfleti
U raportuan të zhdukur, gjenden shëndoshë e mirë dy
Foto ilustruese

Dy turistet gjermane, të cilat ishin raportuar të zhdukura në zonën e malit të Polisit në Librazhd, janë gjetur shëndoshë e mirë pas rreth 27 orësh kërkime.

Ngjarja ka marrë një zgjidhje pozitive pasi është zbardhur edhe dinamika e asaj që kishte ndodhur.

Burime nga terreni bëjnë me dije se turistet kishin hasur probleme me automjetin e tyre gjatë lëvizjes në zonën malore. Për shkak të defektit, ato kanë vendosur të braktisin mjetin dhe të vijojnë rrugën në këmbë.

Pas ecjes për disa kilometra, turistet kanë arritur në një aks rrugor ku kanë hasur rastësisht një furgon që po kalonte në zonë. Më pas, ato janë lokalizuar pranë fshatit Stravaj, duke i dhënë fund operacionit të kërkimit.

Fatmirësisht, të dyja turistet janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa autoritetet kanë mbyllur operacionin e kërkimit që ishte zhvilluar në zonën e Polisit që prej raportimit të zhdukjes së tyre.

dy turistet gjermane librazhd

Lini një Përgjigje