Deri në këtë fazë të procesit, raportohet se tetë kandidatë kanë dorëzuar aplikimet e tyre pranë Ministrisë së Brendshme...
Pas largimit të Ilir Prodës nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, procesi për përzgjedhjen e pasardhësit të tij ka hyrë në fazën përfundimtare të aplikimeve. E mërkura, 11 mars, është dita e fundit kur kandidatët mund të dorëzojnë dokumentacionin për të marrë pjesë në garë.
Aplikimet mund të dorëzohen në dy forma. Kandidatët kanë mundësi të paraqesin dokumentet fizikisht në protokollin e Ministrisë së Brendshme deri në orën 16:30, ndërsa përmes postës elektronike afati zgjatet deri në mesnatë.
Deri në këtë fazë të procesit, raportohet se tetë kandidatë kanë dorëzuar aplikimet e tyre pranë Ministrisë së Brendshme. Të gjithë janë zyrtarë me përvojë në strukturat e Policisë së Shtetit dhe synojnë drejtimin e institucionit për një mandat pesëvjeçar, siç përcaktohet nga ligji.
Mes emrave që kanë paraqitur kandidaturën është Pëllumb Seferi, aktualisht drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit. Ai njihet për përfshirjen në koordinimin e disa operacioneve të ekstradimit në vitet e fundit.
Në garë është gjithashtu edhe Elidon Çela, drejtori aktual i Policisë së Vlorës. Në të kaluarën ai ka drejtuar Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë dhe ka mbajtur disa funksione drejtuese brenda strukturave të policisë.
Një tjetër kandidat është Skënder Hitaj, drejtori i Policisë së Fierit, i cili më herët ka ushtruar detyra drejtuese edhe në qarqet Shkodër dhe Dibër.
Ndërkohë, në listën e aplikantëve figuron edhe Idajet Faskaj, i cili gjatë karrierës së tij ka mbajtur poste të larta drejtuese në Policinë e Shtetit.
Pas mbylljes së afatit të aplikimeve, pritet që Ministria e Brendshme të vijojë me fazat e tjera të verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve, përpara se të propozohet emri i drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit.
Te jepe kandidate per xhandameri per sheriff per komunitete kanditate policia publike kandidate polici vullnetare kandidate per milici kandidate polici taks force kandidate policia shkollore kandidate ultimo kandidate per polici administrative mandidate polici xhaketa te zeza kandidate per carabiner kandidate per polici kosove shqiperi