Ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:
Një ngjarje tragjike u shënua në Shëngjin, ku një 25-vjeçare i dha fund jetës vetëm tre muaj pas martesës, pasi dyshohet se ishte përballur me dhunë nga bashkëshorti. Ajo konsumoi fotoksinë dhe ndërroi jetë në QSUT, ndërsa bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim.
Në zhvillimet e drejtësisë, SPAK është detyruar të zbatojë vendimin e GJKKO-së dhe t’i dorëzojë kryebashkiakut Erion Veliaj rreth 28 mijë faqe materiale hetimore në paraburgimin e Durrësit.
Ndërkohë, në gjyqin për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja pati debate, pasi avokati kërkoi verifikim për gjendjen mendore të të pandehurit Amar Shkëmbi.
Nderkohe, tre të rinj u plagosën rëndë në Bulqizë pas një sherri në lokal që përfundoi me përdorimin e thikave.
Po ashtu, “ushtari” i grupit të Licëve mbetet ende në kërkim, ndërsa të arrestuarit pretendojnë se nuk e njohin.
Zjarri përfshiu një fabrikë përpunimi ullinjsh në Golem të Madh, ndërsa në Itali u arrestua një shqiptar me 9 kilogramë kokainë.
Si rrjetet shqiptare lidhen me bandat në Amerikën Latine. Media ekuadoriane analizë mbi rolin e rrjeteve kriminale shqiptare në trafikun global të kokainës.
Në Kosovë u sekuestrua mall me vlerë rreth 800 mijë euro, ndërsa te reja vijne nga tragjedia në Zvicër me 6 viktima.
Lini një Përgjigje