TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2025, 22:44

Kush është shqiptari që u var në mes të Brukselit? Artan Hoxha zbulon emrin: Është një 28-vjeçar nga Bicaj i Kukësit

Shkruar nga Pamfleti

Kush është shqiptari që u var në mes të Brukselit?

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar emrin e viktimës që u gjet i varur pak ditë më parë në Belgjikë.

Viktima i cili u gjet i varur në tabelën e Unazës së Madhe të Brukselit është Bekim Halilaj nga Bicaj i Kukësit.

Sipas tij, familja e tij  jeton në fshatin Bicaj, babai është invalid, ndërsa një motër e ka me probleme.

Është një ngjarje shumë e rëndë. Shumë e rëndë dhe për shkak të viktimës por dhe simbolikës. Është një ngjarje që në fillim u dyshua si e ngjashme me ato të karteleve Sinaloa.

Ky është Bekim Halilaj nga Bicaj i Kukësit, 28 vjeç, i varur në një tabelë në unazën e madhe të Brukselit. U aludua e ngjashme me ato skemat e Sinaloa, por dukej e çuditshme në Europë të kishte vajtur konflikti deri në atë masë. Sepse në Meksikë nisën ti varin.

Ky është varur në kryeqytetin e BE-së. Ai ka qëndruar për orë të tëra, dhe njerëzit kanë kujtuar fillimisht se ishin zbukurimet për festat e Halluin. Më pas është bërë verifikimi. Çështja e tij është në hetim. Unë identifikimin e kam bërë në rrethana të tjera.

Pritet të vijë kufoma. Familja e tij  jeton në fshatin Bicaj, Babai është invalid. Një motër e ka me probleme. Ka ikur atje për një jetë më të mirë. Fillimisht ka qenë në Angli”, tha ai për emisionin “Çim Peka Live” në “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje