TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Qershor 2026, 13:46

Ekzekutimi i Valter Lleshit, Delia: Viktima mund të qëlluar nga afër, pista kryesore mbetet hakmarrja

Shkruar nga Pamfleti
Ekzekutimi i Valter Lleshit, Delia: Viktima mund të qëlluar nga
Gazetarja Etleva Delia

Gazetarja Etleva Delia thotë se janë gjetur gjurmë këmbësh në zonën ku u vra 45-vjeçari Valter Lleshi në Mirditë.

Në një intervistë për “Newsline”, Delia u shpreh se dyshohet se Lleshi mund të jetë qëlluar nga afër.

Delia shtoi se pista kryesore e vrasjes, mbetet hakmarrja.

“Ka qenë me automjetin e punës, sipas dyshimeve paraprake, mund t’i kenë zënë pritë disa persona. Më herët i ishte vendosur lëndë plasëse te automjeti i punës. Nuk pati bashkëpunim nga ana e tij, për një dyshim, edhe pse lënda plasëse nuk shpërtheu. Duket se autorët e kanë pasur seriozisht dhe e kanë lënë të vdekur në vend. Janë gjetur gjurmë këmbësh, mendohet se autori, ose autorët janë afruar në këmbë. Janë larguar me automjet, është zonë e vështirë. Deri më tani, në këtë fazë, këto janë të dhënat e para.

Pa përjashtuar pista hetimore, mund të ketë konflikt edhe së fundmi. Pista kryesore kjo mbetet, duke qenë më e forta dhe më e prekshmja. Por nuk përjashtohet edhe pistë e tjerë hetimore. Përplasja mes fiseve Gjni, Reçi, Bardhi, kuy ka qenë i pyetur për vrasjen e Anton Kenit në vitin 2020, i afërm i vëllezërve Gjini”, theksoi ajo.

 

ekzekutimi i valter lleshit delia viktima hakmarrje

Lini një Përgjigje