TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2025, 20:17

Kush janë të rinjtë e Lëvizjes 'Bashkë'?

Shkruar nga Pamfleti
Kush janë të rinjtë e Lëvizjes 'Bashkë'?

Fushata elektorale drejt "finishit". Më 11 maj, qytetarët zgjedhin qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme. Kampet e "të vjetërve" dhe të "të rinjve" ziejnë në orët e fundit para heshtjes zgjedhore. Socialistët besojnë në konfirmimin me mandatin e katërt, ndërsa opozita thuhet se e ka të vështirë pasi është e ndarë.

Gjithsesi, vetë demokratët vënë edhe baste të forta në kufijtë e të pamundurës, siç bën Adriana Kalaja, kandidatja e PD-së për Tiranën. Ajo thotë se do të marrin 78 mandate më 11 maj. Për këtë deklaratë "të çmendur" të saj dhe prapaskenat e fushatës në Tiranë, me dosje të nxehta në SPAK... na ndiqni sonte, ora 21:00 në "Të Pashoq".

Ndërsa në ora 22:00, vjen një prej të rinjve të Lëvizjes "Bashkë", kandidat, edhe pse në moshë fare të re, student, Bruno Çaushaj.

Ndërkohë, "Të Pashoq" vjen me transmetime shtesë edhe ditën e enjte, në kuadër të javës së fundit të fushatës elektorale. Do të jemi nesër paradite, ora 09:00 dhe 10:00 me Endrit Shabanin e koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet" dhe Arlind Qorin, kreun e Lëvizjes "Bashkë". Na ndiqni!

 

Lini një Përgjigje