Aktualitet18 Prill 2024, 08:18

“Like nuk të ka fajin Dumani që ke lënë gjurmë dhe mesazhe”, Vezaj zbulon çfarë fshihet pas sjelljes së ç’orientuar të kreut të PL

Shkruar nga Pamfleti
“Like nuk të ka fajin Dumani që ke lënë gjurmë
Ilir Meta

Gazetari Flamur Vezaj është shprehur se gjuha e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani është prej një ordineri të ç’orientuar.

Vezaj shprehet se kjo gjuhë është një strategji e Likes së “pengmarrjes” për të kërkuar përjashtimin e Dumanit nga çështja hetimore ndaj tij me argumentin “se e ka personale”.

Sipas gazetarit Meta e ka kuptuar që nuk i shpëton burgut dhe po tenton me pëllitje të marrë mbështetje nga të pakënaqurit e pushtetit.

Altin Dumani ka plot kusure për të cilat kam shkruar e do shkruaj, sidomos për rastin e Qynos!

Por gjuha e kryetarit të partisë së “pengmarrjes” apo ish-presidentit është prej një ordineri të ç’orientuar!

Ky fjalor e kjo gjuhë ka një qëllim nga Likja i “pengmarrjes” dhe bëhet me vetëdije e strategji. Pëllet në këtë form, që të kërkoi përjashtimin e Dumanit nga çështja hetimore ndaj tij me argumentin “se e ka personale”! Argument të cilin do ta përdor në Gjykatat shqiptare (jo vetëm) pas arrestimit që po i afrohem çdo ditë!

Por edhe e ka kuptuar se nuk ka pushtet, nuk ka mbështetës, nuk ka vota, nuk ka parti nëse nuk ka vota, nuk i shpëton burgut e nuk ka si të mbroj vetën dhe tenton me pëllitje të marr mbështetje nga të pakënaqurit e pushtetit dhe opozitës së dy PD-ve!

Like, nuk të ka fajin Dumani që ti ke lëne shumë gjurmë mbrapa, të cilat janë sa një elefant. Ke fol shumë në telefon dhe ke nis shumë mesazhe!”-shkruan Vezaj.

ilir meta spak