
Për analistin Arjan Curi, kontrata e lobimit nga Partia Demokratike me vlerë 6 milion dollarë do të tregojë nëse SHBA i heq ‘non-gratat’ me para ose jo.
Në studion e Top Story, Curi tha se nëse kjo kontratë do funksionojë, atëherë sipas tij edhe non grata është vendosur me ndikim parash.
“Do vëmë një bast bashkë? Nëse këto 6 mln dollarë- 250 muaj për muaj- nëse do arrijnë së parë të realizojnë një vizitë të Berishës në SHBA apo nëse do arrijnë ta heqin juridikisht non gratën. Ky lobim nuk është i pamoralshëm për mua. I bie mjafton të kesh një shumë lekësh, nëse non gratat hiqen me lek, atëherë i bie që janë vënë me lekë. Nëse ti e bind Sekretarin e Shtetit ta shohë dosjen.
Në Ukrainë SHBA do lobojnë për paqen sa i përket mineraleve që mund të tërheqin nga Ukraina. Pikëpyetja është, kjo shifër, do arrijë të jap rezultatin e dështuar apo do ikin paratë kot? Nëse kjo shifër ia heq non gratën Berishës, i bie që SHBA është frikshmërisht e padrejtë që heq një njollë pa lekë”, u shpreh Curi.
Lini një Përgjigje