TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Mars 2026, 14:57

Mbetjet toksike në Porto Romano, nis zhvendisja e 102 kontejnerëve drejt fshatit Vrinë

Shkruar nga Pamfleti
Mbetjet toksike në Porto Romano, nis zhvendisja e 102 kontejnerëve
Nis zhvendisja e 102 kontejnerëve me mbetjet toksike

Autoritetet nisën këtë të diel procesin e largimit të 102 kontejnerëve me mbetje të dyshuara toksike që ishin depozituar në Porto Romano prej më shumë se një viti.

Operacioni parashikon transportimin e tyre në zonën e Vrinës, pranë Shënavlashit, në afërsi të një kompleksi banesash të ndërtuara pas tërmetit.

Veprimet po kryhen me vendim të Prokurorisë dhe nën kontrollin e institucioneve përgjegjëse. Policia e Durrësit është angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e transportit dhe shmangien e incidenteve gjatë lëvizjes së kontejnerëve.

Zhvendosja synon menaxhimin e sigurt të materialeve dhe vijimin e procedurave ligjore për trajtimin e tyre.

Në operacion po asiston edhe Policia e Durrësit për garantimin e sigurisë gjatë transportit dhe zhvendosjes. Për skandalin me mbetjet edyshuara toksike, pak javë më parë, Gjykata e Durrësit firmosi 33 urdhër-arreste, jo vetëm për personel të kompanive përgjegjëse por edhe punonjës të institucioneve shtetërore.

Sipas organit të akuzës, shkelje të rënda të legjislacionit mjedisor u konstatuan jo vetëm tek kompanitë “Kurum” dhe “Sokolaj”, por edhe pranë institucioneve shtetërore si Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit. Nga këto masa, vetëm 20 u ekzekutuan, ndërsa në vendimin e gjykatës 8 u lanë në “arrest në burg”, 5 në “arrest shtëpie” dhe 7 të tjerë “detyrim paraqitjeje”.

porto romano

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Kur gjithë myslimanët i besojnë një Zoti të plotfuqishëm, një hoxhë u shpreh se Zoti është nën këmbët e mija. Sheriati është i ashpër, e dënojë hoxhën qafir me vdekje. Hoxha apelojë dhe në shkallën e dytë gjyqtari pyeti; çfarë ka bër ky? "Ka thënë që: "Zoti është nën këmbët e mija". Shkoni tha gjyqtari i apelit dhe gërmoni në xhami te faltoria e hoxhës se do gjeni qypin me flori. Dhe kështu rezultojë. Ju konfikua floriri dhe i dhanë edhe ca shkpinjë bythëve. Edi Rama pse mbetjet i çon në Delvinë? Ka mundësi që ajo zonë të jetë zonë gazmbajtëse dhe i vendos mbeturinat mbi të. Çfarë parashikonte konçensioni me Kurum për këto mbetje? Kush fitojë miliardin e parë? Të anullohet konçensioni.

    Lini një Përgjigje