TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Mars 2026, 11:23

Ministria e Jashtme apel qytetarëve shqiptarë: Mos udhëtoni në Lindjen e Mesme! 

Shkruar nga Pamfleti
Ministria e Jashtme apel qytetarëve shqiptarë: Mos udhëtoni
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përsëritur thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin çdo udhëtim jo të domosdoshëm drejt rajonit të Lindjes së Mesme, veçanërisht ato për arsye turistike, deri në një njoftim të dytë.

Në një njoftim zyrtar, ministria thekson se kjo masë vjen në vijim të komunikimeve të mëparshme për përshkallëzimin e situatës në rajon dhe lidhet me nivelin e lartë të pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve.

Ministria sqaron se në kushtet aktuale, qytetarët duhet të tregojnë kujdes maksimal dhe të evitojnë sa më shumë lëvizjet jo të domosdoshme drejt këtij rajoni.

“Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme. 

lufta ne lindjen e mesme

Lini një Përgjigje