TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Shtator 2025, 16:24

“Më kanë përdhosur pronën”, i riu që hyri me forcë në Këshillin Bashkiak thirrje shqiptarëve: Ngrihuni dhe kërkoni të drejtat tuaja

Shkruar nga Pamfleti

“Më kanë përdhosur pronën”, i riu që hyri

Mbledhja e së hënës e Këshillit Bashkiak të Vlorës u shoqërua me një moment tensioni dhe situate të pazakonta. Dy të rinj hynë me forcë në sallë në shenjë revolte për vonesat prej 5 vitesh në procesin e shpronësimit të banesës së tyre.

Njëri prej tyre, David Danaj, sqaroi më pas se veprimi i tij erdhi pasi i ishin prishur dy shtëpi një muaj më parë dhe ende nuk kishte marrë dëmshpërblim, pavarësisht premtimeve.

Ai foli ekskluzivisht në emisionin Puls në A2 CNN, ku u shpreh: “Kishin një muaj që më zvarrisnin. Unë isha nisur për në Bashki, por më thanë që ishte duke u mbajtur mbledhja e Këshillit Bashkiak. Më kishte plasur shpirti. Këta kanë përdhosur pronën time, familjen time. Më prishën dy shtëpi dhe ende nuk kam marrë asnjë lekë. I bëj thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre kundër këtij sistemi.”

Danaj shtoi se pas incidentit u shoqërua nga policia, por pa probleme, duke theksuar se nuk kishte ofenduar apo kërcënuar askënd. I pyetur për guximin e këtij veprimi, ai tha se ishte frymëzuar nga protestat në Paris: “Atje ndjeva një lirim shpirtëror. Këtu shteti është në gjumë, sistemi është radikal. Të gjithë kanë frikë. Unë prisja që dikush të dilte e të më sqaronte, por kryetari më solli policinë.”

2 Komente

  1. M
    Miri

    Nese njerezit do te flasin hapur, ankohen hapur dhe pa frike, bota do te ishte shume ndryshe. Sado pak, ngrite shpese tek zeri i njerezve, se duket lirija e fjales po vdes..

    1. M
      Malo

      Shume qarte flet Djali duhet te ngrihen pa medyshje te revoltohen…!!

      Lini një Përgjigje