TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Janar 2026, 11:11

Moti i keq prek Vlorën, dallgët rrezikojnë përplasjen e tragetit

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq prek Vlorën, dallgët rrezikojnë përplasjen e
Moti i keq prek Vlorën

Pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike dhe vështirësive në Portin e Vlorës, i cili vijon të mbetet i ekspozuar ndaj motit të keq pasi kalata ku ankorohen tragetet sa herë ka det me dallge rrezikon përplasjen e tragetit.

Sot trageti “European Star” ka arritur të hyjë në kalatë e portit me ndihmën e rimorkiatorëve.

Sipas njoftimit zyrtar, trageti pritet të niset drejt Italisë, ndërsa procesi i imbarkimit do të fillojë menjëherë. Rreth 1000 pasagjerë pritet të udhëtojnë me këtë linjë.

Ndërkohë, kompania bën me dije se gjatë ditës së nesërme do të njoftojë pasagjerët për çdo ndryshim të mundshëm të orarit të lundrimit, pasi parashikimet meteorologjike tregojnë për përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit.

Vendi ynë është përfshirë prej ditës së sotme nga reshjet e shiut, të cilat pritet të vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, përveç shiut, në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore.

IGJEO paralajmëron gjithashtu për përmbytje në qarqet e Vlorës dhe Kukësit.

 

moti i keq prek vlorën dallgët rrezikojnë përplasjen e tragetit

Lini një Përgjigje